Lingaard pritet të largohet nga United, pesë skuadra pas tij

Jesse Lingard do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori ofensivë anglez nuk ka pasur një sezon të mirë dhe ai nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

27-vjeçari ka zhvilluar 38 ndeshje në të gjitha garat, por nuk ka arritur të shënoj më shumë se tre gola e të bëjë tre asistime.

Kjo ka bërë që United të heq dorë përfundimisht nga mbajtja e tij në skuadër.

Megjithatë lojtari ka oferta të shumta, pasi pesë është numri i skuadrave që e duan atë.

Everton, Newcastle United dhe Arsenal e duan qëndrimin e tij në Ligën Premier.

Në anën tjetër Lingard kërkohet edhe nga Borussia Moenchegladbach dhe Roma.

Djajtë e Kuq janë gati ta lënë të lirë yllin anglez nëse vije një ofertë prej 15 milionë eurove.