Lionel Messi mbrëmë shpërtheu në internet : Theu rekord ne Instagram, Twitter e Facebook

Fansat e Barcelonës janë zgjuar, po zgjohen dhe do të zgjohen me lajmin se Lionel Messi më nuk është futbollist i klubit.

Teknikisht, ai ende është i lidhur me Barcën, por i ka dërguar apel klubit duke kërkuar largimin e menjëhershëm.

Lajmi u konfirmua nga shumë gazeta prestigjioze, derisa “Association Press” raportoi se vetë klubi blaugran kontaktoi me ta për t’ua konfirmuar se Messi ka kërkuar largimin.

Reagimi ishte i menjëhershëm, teksa grupe të fansave u mblodhën jashtë “Camp Nou” për ta protestuar presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeu.

Interneti ishte në cmendinë absolute.

Pasi u bë trending numër 1 anë e mbanë botës, vetëm disa minuta pasi u publikuan raportet.

Messit gjithashtu iu shtuan më shumë se dy milionë ndjekës në Instagram në vetëm tre orë, duke thyer rekordin e mëhershëm të mbajtur nga Jennifer Aniston.

Më shumë se 10 milionë postime në Twitter e Facebook janë bërë me emrin e tij per 3-4 ore. Cmenduri.