Lionel Messi shënon het-trik në pjesën e parë (VIDEO)

Në ‘Camp Nou’, Messi u kujdes të kënaqte tifozët e Barcelonës, duke shënuar tri herë në portën e Eibar.

Messi gjeti golin në minutat 14’, 37’ dhe 40’, duke bërë që Barcelona të shkonte në pauzën 15 minutëshe me tri gola epërsi.

Argjentinasi kishte disa javë pa gjetur rrugën e golit, dhe edhe pse asistonte, kritikat për të filluan të rriteshin.

Sot, ai u përkujdes që në vetëm 45 minuta t’i heshte kritikët.