Lionel Messi theu 11 rekorde në sezonin 2019/2020

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka shijuar një sezon të shkëlqyeshëm individual edhe pse Barcelona nuk ka shijuar një sezon të mirë si ekip.

Blaugranët u mposhtën nga rivalët e tyre të përjetshëm të Real Madridit në garën për titull në La Liga, u eliminuan nga Copa del Rey dhe e ardhmja e tyre në Ligën e Kampionëve varet nga ndeshja kthyese kundër Napolit në fazën e 1/8-tës.

Ky sezon po cilësohet si i dështuar për klubin nga Camp Nou, por jo edhe për Messin, i cili në aspektin individual pasi ka vazhduar të dëshmojë veten si njëri nga lojtarët më të mirë në botë, edhe pse në moshën 33-vjeçare.

Përveç çmimit ‘Pichichi’, Messi ka arritur edhe shumë rekorde tjera gjatë sezonit dhe mund të arrijë edhe tjera deri në mbylljen e plotë të këtij sezoni në Evropë.

Këtë sezon, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka arritur të thyej 11 rekorde të mëdha, ku në njërin nga ta ka mposhtur rivalin, Cristiano Ronaldon.

1.Fitoi trofeun e shtatë Pichichi

Diferenca e vogël ndaj Benzemas ishte e mjaftueshme që Messi të fitojë çmimin ‘Pichichi’ si golashënuesi i vitit në La Liga dhe me këtë theu rekordin e vendosur nga legjenda e Athletic Bilbao, Telmo Zarra, që kishte gjashtë në vitet 1940- 1950.

2.Më shumë asistime në një sezon të vetëm të La Ligës (21)

A ka rënë shënimi i golave ​​të Messit këtë sezon? Po. A e ka zbatuar atë madhështi diku tjetër? Përsëri po. Argjentinasi ka asistuar plot 21 herë këtë sezon në La Liga.

3.Lojtari i parë në La Liga me 20 gola dhe 20 asistime në një sezon

Është një rekord që krahasohet me Thierry Henry në Ligën Premier gjatë sezonit 2002/03, por në La Liga asnjëherë nuk kishte ndodhur që një lojtarë të bëjë më shumë se 20 gola dhe 20 asistime brenda një sezoni.

4.Më shumë çmime si ‘Lojtari i Muajit’

Me shtatë çmime, Messi ka bërë që të jetë lojtari më i mirë në gjysmën e më shumë të muajve të vitit në La Liga.

5.Lojtari i parë në La Liga që arrin të shënoj mbi 20 gola në 12 sezone

Klubet e futbollit në të gjithë botën mund të jetojnë ose të vdesin nëse ata kanë një sulmues me 20 gola të sezonit, por imagjinoni që i njëjti yll ta arrijë atë shifër për 12 vite me radhë … dhe vetëm në ligë.

6.Futbollisti i parë që ka arritur në mbi 1000 kontribute (gola/asistime) për gol

Padyshim, duket sikur Cristiano Ronaldo do të jetë i pari që do të tejkalojë rekordin e shënimeve të golave në botë të Pele, por portugezi nuk do të mund të arrijë kurrë bilancin e golave​​/asistimeve që ka Messi.

7.Lojtari i parë në historinë e futbollit spanjoll që arrin 500 fitore

Të mos e fitosh titullin e La Ligës nuk e bën Messin më pak fitues të lindur. Argjentinasi vazhdon të thyej çdo vite rekorde.

8.Më shumë het-trik në historinë e La Liga (36)

Na vjen keq, Cristiano, por rekordi juaj i vjetër me 34 het-trik nga ditët tuaja në Real Madrid është fshirë nga librat e historisë. Ai tashmë mbahet nga Messi me 36 sosh.

9.Më shumë paraqitje në El Clasico nga një lojtar i Barcelonës (43)

Më shumë gola të Barcës në El Clasico? Mund të kontrolloni librin e shënimeve. Më shumë paraqitje me Barçën në El Clasico? Edhe këtë mund ta kontrolloni, por sigurisht që në të dyja do të dalë emri i njëjtë.

10.Lojtari i parë që shënoi në 15 sezone të njëpasnjëshme të Ligës së Kampionëve

Ne do t’ju lejojmë të vendosni nëse kjo i jep Messit ndonjë ‘çip’ shtesë për pazare në debatin me Ronaldon si lojtari më i madh i Ligës së Kampionëve ndonjëherë.

11.Ka shënuar kundër më shumë skuadrave në histori të Ligës së Kampionëve (34)

Megjithëse, sigurisht që i përshtatet narracionit të tifozëve të Ronaldos duke thënë se Messi shënon shumë më shpesh në fazat e grupeve sesa mund të bajë ndonjëherë në ndeshje të mëdha.