Liverpooli 4 -3 Leeds United (Golat e ndeshjes)

Liverpool ka vuajtur shumë përballë skuadrës së rikthyer në elitë Leeds United, por në fund kanë marrë fitore me rezultat 4-3.

Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, Liverpool fitoi edhe një penallti nga e cila i saktë u tregua Salah.

Egjiptiani shënoi golin e fitores dhe njëherit kompletoi het-trickun e parë për këtë edicion në Ligën Premier.

Kësisoj The Reds e nisin mbarë edicionin e ri, ndërsa Leeds United të rikthyer në elitë treguan se kanë potencial dhe do të jenë arrë e fortë për secilin kundërshtar.