Liverpooli 6-0 Blackburni (Golat dhe Rastet)

Liverpooli ka dhuruar spektakël në miqësore kundër Blackburn në “Anfield”, duke shënuar gjashtë gola. Realizoi edhe Minamino.

10 ditë para rinisjes së Premierligës, Liverpooli ka zhvilluar miqësore në Anfield me skuadrën e Blackburn, ku ka triumfuar me rezultat të thellë, 6-0.

Në këtë ndeshje ka shënuar edhe blerja e janarit, Minamino, nga i cili pret shumë Jurgen Klopp sezonin 2020/21.

Edhe Sadio Mane është dukur në formë të mirë para rinisjes së Premierligës, ai shënoi një gol, derisa realizuan edhe Keita e Matip, si dhe të rinjtë Hoever, Clarkson.

Liverpooli do të nisë aty ku e la me ndeshjen kundër Evertonit, të dielën me 21 qershor.

‘Redsat’ janë afër titullit pas 30 vitesh, titull që ka humbur paksa madhështinë për shkak të koronavirusit, pasi s’do të lejohen tifozë në stadiume dhe as s’do të festohen triumfet.