Liverpooli heq dorë nga Sancho, kthehet te plani B Milot Rashica

Liverpooli nuk është i gatshëm ta paguajë çmimin e kërkuar nga Borussia Dortmundi për yllin anglez, Jadon Sancho, të cilin e vlerëson si tejet të lartë. Kjo mund t’i hapë rrugë Milot Rashicës t’i bashkohet kampionit evropian.

Gjiganti i Bundesligës Dortmundi i kërkon të paktën 115 milionë euro për përfaqësuesin e Anglisë, i cili kërkohet edhe nga rivali i të kuqve, Manchester United.

Por Liverpooli i Jurgen Klopp nuk është i përgatitur të futet në një luftë ankandi me rivalin e moçëm dhe do të shikojë për alternativa të tjera, sipas Football Insider.

Ndër alternativat e tij është edhe Milot Rashica i Werder Bremen, i cili do t’i kushtonte të kuqve dukshëm më mirë.

Vlera e anësorit të Kombëtares së Kosovës në treg ka rënë për shtatë milionë euro, nga 35 në 28 milionë euro, si pasojë e pandemisë koronavirus.

Për 23-vjeçarin nga Vushtrria është përfolur shpesh këtë sezon se mund të luajë në Liverpool sezonin e ardhshëm dhe tani që të kuqtë kanë hequr dorë nga Sancho, Rashica e ka ta hapur rrugën për të kaluar në Anfield.