Liverpooli mund të shpallet kampion i Anglisë sonte

Liverpooli është vetëm dy pikë larg fitimit të titullit të parë në ligë pas plot 30 vjetëve, por kur mund të shpallet kampion saktësisht?

Manchester City e rifilloi sezonin në Premierligë të më 17 qershor me fitore bindëse 3:0 kundër Arsenalit, por skuadra e Jurgen Kloppit u desh të pajtohej me një pikë në derbin pa gola në Merseyside në fundjavë, para se ta shkatërronte 4:0 Crystal Palace në Anfield të mërkurën mbrëma.

Të kuqve u duhen vetëm edhe dy pikë për ta siguruar titullin e parë në epokën e Premierligës.

Por nëse Manchester City dështon të fitojë sonte kundër Chelseat, atëherë të kuqtë do ta fitojnë titullin do të kurorëzohen kampion të Anglisë edhe zyrtarisht qysh sonte.

E nëse City e mund Chelsean, atëherë takimi kokë me kokë mes Liverpoolit dhe City në Etihad më 2 korrik do të mundë të jetë vendimtar.

Në këtë rast, skuadrës së Kloppit do t’i mjaftonte barazimi për ta fituar titullin midis Etihad.

Nëse City e mund Liverpoolin, atëherë të kuqtë mund ta shpallen kampion në shtëpi duke e mundur Aston Villën të dielën më 5 korrik.