Liverpooli tenton transferimin e ‘Neymarit të ri’

Liverpooli është duke tentuar të transferojë Talles Magnon nga Vaco da Gama.

17-vjeçari aktualisht ka arritur të tërheq vëmendjen e shumë klubeve evropiane, derisa në Brazil e quajnë ‘Neymari i ri’.

Magno luan edhe për kombëtaren e Brazilit në grupmoshat U-17, e që shumë shpejtë pritet të ftohet edhe në miqësoret në ekipin A.

Daily Mail bën të ditur se Liverpooli mund të transferojë me lehtësi lojtarin, pasi Vasco de Gama janë në krizë financiare.