Lojtarët heqin dorë nga një pjesë e pagës së tyre, për të shpëtuar klubin nga kriza

Futbollistët e klubit të Bundesligës gjermane Borussia Monchengladbach kanë hequr dorë nga një pjesë e pagës të muajve të ardhshëm, pasi që situata e krijuar nga përhapja e v’irusit i ka shkaktuar vështirësi të mëdha financiare klubeve, ka njoftuar “Rheinische Post”.

Klubi do të kursejë më tepër se një milion euro në muaj nga kjo iniciativë e lojtarëve.

Lojtarët kanë vendosur për këtë, për të liruar pak klubi nga obligimet në mënyrë që klubi të koncentrohet që të mbajë gjithë punëtorët në marrëdhënie pune në këtë situatë të vështirë.

Bundesliga është pezulluar deri më 2 prill.