Lojtarët thyejn rregullat, nuk respektojn distancën sociale (Video)

Janë zhvilluar edhe katër sfida të tjera në Bundesliga 2, ku tri nga to kanë përfunduar me spektakël në minutat shtesë.

Edhe përkundër që ndeshjet filluan me futbollistët duke iu përmbajtur protokollit të vendosur nga federata gjermane e futbollit, në momentin e shënimit të golave ka munguar distanca sociale.

Gol për të marrë një pikë të artë shënoi edhe norvegjezi Havard Nielsen për Greuther Furthin në minutën 95-të, ndaj Hamburgerit.

Golat u shënuan në fundin e tyre, futbollistët harruan të festojnë duke mbajtur distancën sociale.

Lojtarët e Osnabruck ashtu si edhe të Greuther Furth e Wehen në momentin e golave u përqafuan mes vete dhe kjo ka ngjallë menjëherë reagimin e tifozëve në rrjetet sociale.

Mbetet të shihet nëse Federata e Futbollit të Gjermanisë do të marrë masa ndaj këtyre klubeve pasi kanë shkelur protokollin e vendosur.

Por, në futbolli asgjë nuk ka më të mirë se një gol i skuadrës së zemrës në minutën e fundit.