Lojtari e gëlltitë letrën me instruksionet e trajnerit – vetëm qe ajo mos të binte në dorën e kundërshtareve

Gaziantep dhe Trabzonspor i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Turqisë.

Goli i parë në këtë sfidë u shënua nga mysafirët me anë të Caleb Ekuban në minutën e 22-të, derisa shifrat u barazuan 1-1 në pjesën e dytë me golin e Olarenwaju Kayode (53’).

Por, ajo çfarë i befasoi të gjithë në këtë takim ishte veprimi i Badou Ndiyae që pranoi një letër me taktika nga trajneri i tij Huseyin Cimsir.

Mesfushori e lexoi letrën, por ai nuk vendosi ta kthente nga mori, mirëpo ta fuste atë në gojën e tij.

Ndiyae u bë viral në rrejtët sociale me veprimin e tij, pasi pak kush mund ta mendonte se ai do të fuste letrën në gojën e tij.