Lojtari i Barcelonës: Dua të luaj futboll, jam gati të infektohem

E ndërsa qeveritë, ligat dhe federatat në shumë vende të ndryshme diskutojnë nëse do të rinisë apo jo kampionati i futbollit, janë vetë futbollistët ata që shtyjnë për të bërë diçka të tillë dhe topi të fillojë të rrotullohet në fushat e gjelbra.

Shumë i qartë në këtë vendim ishte dhe mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitiç, i cili në një intervistë për të përditshmen spanjoll Marca shkoi deri aty sa tha që është gati të rrezikojë të infektohet, por vetëm të rikthehet të luajë lojën e shumëdashur.

“E them me bindje të plotë se rreziku do të jetë shumë i vogël por edhe për solidaritet me ata që kanë luajtur për ne që nga minuta e parë dhe që do të vazhdojë kështu dhe për ditë të tjera.

Duhet të luajmë me masa sigurie shumë të larta duke e ditur se nuk do të jetë asnjëherë e sigurt 100% për ne dhe për çdo punëtor tjetër.

Mendoj se duhet t’i rikthejmë shoqërisë atë që kemi marrë prej saj gjithë këto vite dhe nuk flas vetëm për terma ekonomike.

Duhet të rikthehemi për të zbavitur njerëzit që të mos flasin vetëm për virusin”, tha ndër të tjera Rakitiç.