Lojtari i Interit tregon se çfarë po u bën Conte futbollistëve gjatë izolimit

Suspendimi i të gjitha aktiviteteve sportive pas përhapjes së Koronaviirusit ka bërë që lojtarët e skuadrave të qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre, për të shmangur infektimin.

Një nga lojtarët e Inter, Danilo D’Ambrosio, i cili po tenton të shijoj kohën me familjen, ka thënë se trajneri i tyre, Antonio Conte, nuk i lë ata të qetë as në këtë kohë.

“Unë kurrë nuk kalojë kaq shumë kohë në shtëpi dhe duhet të them se koha me familjen është gjëja më e mirë në botë” ka thënë lojtari fillimisht.

“Jam i lumtur të kaloj 24 orë në ditë me ta. Por, trajneri na shkruan gjatë gjithë kohës, për të na pyetur rreth asaj se si po ecën dieta jonë” ka shtuar mbrojtësi i Inter.

Inter, si të gjitha skuadrat e Serie A dhe disa kampionateve të tjera, ka suspenduar seancat stërvitore dhe lojtarët duhet të kujdesën vet për formën e tyre.