Lojtari i ri Kombëtares së Kosovës ”bombardon” portën kundërshtare (VIDEO)

Ardhja më e re në Kombëtaren U21 të Kosovës, Edi Sylisufaj tregoi se cka mund të presin “Dardanët” nga ai.

Sulmuesi me origjinë nga Tropoja luan për Falkenberg në Suedi, teksa ka shënuar katër gola në nëntë ndeshje me skuadrën e parë.

Njërin prej këtyre katër golave e shënoi sonte në barazimin 2-2 të skuadrës së tij me Goteborg dhe e bëri me stil.

Nga një distancë e konsiderueshme, ai lansoi një volej thjesht sensacionale, duke mos i lënë asnjë gjasë pritjeje portierit kundërshtar.