Ludogorets dhe Interi – Drejtpërdrejt (Livee)

Janë publikuar formacionet për sfidën mes Ludogorets dhe Interit.

Nga ora 18:55, Interi i Antonio Contes do të tentojë të marrë rezultat pozitiv në udhëtim te Ludogorets, për të vazhduar me objektivat, që janë Europa League dhe Serie A.

Christian Eriksen, i transferuar nga Tottenhami në janar dhe Alexis Sanchez, që po kalon një tjetër sezon të vështirë – e nisin këtë takim nga fillimi.

Ludogorets dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për 1/16-tën e Ligës së Evropës.

Nerazzurrët janë mysafir të klubit bullgar në ndeshjen e parë të këtij raundi, e cila do të zhvillohet nga ora 18:55 në stadiumin Ludogorets Arena në Razgrad.

Djelmoshat e Antonio Contes vijnë në këtë raund pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe presin të kryejnë punën e kualifikimit qysh në ndeshjen e parë.

Në anën tjetër, vendasit vijnë si vendi i dytë i grupit H në Ligën e Evropës dhe do të tentojnë befasinë ndaj njërit prej favoritëve kryesor për ta fituar garën.

Interi ka shumë mungesa dhe ka lënë shumë lojtarë pushim në shtëpi, por Conte ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Linku 1 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 2 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 3 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 4 – Shiko ketu ndeshjen