Luis Enrique komenton festimin kontrovers të golit kundër ish-skuadrës në El Clasico (Video)

Trajneri aktual i Spanjës, Luis Enrique, kishte shkaktuar debat të madh në Spanjë kur ishte larguar nga Real Madridi dhe i ishte bashkuar Barcelonës në vitin 1996.

Megjithatë, spanjolli Enrique i kishte zemëruar tifozët e Los Blancos edhe më shumë kur në ndeshjen e El Clasicos, pasi kishte shënuar supergol, vendosi të festojë kundër ish-klubit, transmeton Gazeta Express.

“Ti duhet të festosh për klubin për të cilin sapo ke shënuar”, tha Enrique, në një intervistë të dhënë për “Colgados del Aro”, kur u pyet për festimin e golit.

Luis Enrique më tutje tha se nuk ishte befasuar nga reagimet që kishte marrë pas kalimit të tij në Katalonjë dhe e sqaroi se kritikat e shumta drejt tij i ishin dukur të natyrshme.

“Ti nuk mund të prodhosh urrejtje, është thjesht lirim i hormoneve të cilat të janë grumbulluar në organizëm”, shtoi Enrique.

“Ato janë sikur qeliza të dëmshme dhe ty të ndihmon ta lirosh nga vetja gjithë atë pendesë.

Ne duhet t’i inkurajojmë më shumë lojtarët e tjerë t’i ndryshojnë skuadrat”.

Enrique luajti më shumë ndeshje për Barcelonën sesa për Real Madridin. Pasi i dha fund karrierës si lojtar, ai u bë trajner dhe për tri sezone e udhëhoqi skuadrën e Barcelonës (2014-2017).