Luis Suarez lojtar i Juventusit

Luis Suarez dhe Juventusi kanë arritur marrëveshje për të bashkëpunuar në tri vitet e ardhshme.

Uruaguainiani ka rënë dakord që të nënshkruaj një kontratë tre vjeçare me Zonjën e Vjetër dhe do të përfitoj 10 milionë euro në sezon.

Suarez nuk është në planet e Koeman dhe Serie A është destinacioni i tij i ardhshëm.

Por për të marrë shërbimet e sulmuesit, Juventus tani duhet të përfundoj marrëveshjen me Barcelonën.

Lojtari ka vetëm edhe një vit në kontratë dhe Barcelona nuk dëshiron ta lëshoj falë.