Manchester City dhe Lyoni – Drejtpërdrejt LIVE

Manchester City dhe Lyoni do të përballen sonte në kuadër të çerekfinales për të përcaktuar se kush kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00 do të zhvillohet në stadiumin ‘Estadio Jose Alvadale’ në Portugali, derisa Citizens vlerësohen si favoritë në letër.

Për këtë sfidë, Pep Guardiola nuk mund të llogarisë vetëm në Serrgio Agueron që është i lënduar.

Në anën tjetër edhe Lyoni do të ketë vetëm një mungesë dhe ai do jetë Youssouf Kone, që po ashtu është i lënduar.

Kujtojmë se cila nga skuadrat që kalonte sonte në gjysmëfinale, do të përballet me Bayern Munichun që mbrëmë eliminoi Barcelonën me rezultat 8-2.

Formacioni i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Garcia, Laporte, Cancelo, Fernandinho, Rodrigo, Gundogan, De Bruyne, Sterling dhe Jesus.

Shiko ketu ndeshjen LIVE