“Marca” zbulon planin e Realit për të marrë dy nga futbollistët më të mirë në futbollin evropian

Real Madrid ka një plan shumë të madh për të marrë në Santiago Bernabeu yllin e PSG, Mbappe dhe talentin e Dortmundit Haaland.

Mbretërit po synojnë që këtë vit të transferojnë norvegjezin ndërsa në vitin tjetër francezin.

Gazeta e madhe spanjolle ka zbuluar planin e Realit për të marrë dy nga futbollistët më të mirë në futbollin evropian.

Haaland për 75 milionë euro

Karim Benzema mbetet pikë referimi në sulmin e madrilenëve, por vitet mbi supe bëjnë që të mendohet për një zëvendësues. Luka Jovic u ble për të tillë, por nuk ka funksionuar, pavarësisht mbrojtjes ekstreme që i ka bërë Zinedine Zidane.

Performanca e ulët e serbit ka bërë që drejtuesit e klubit të shënjestrojnë një “9” si Erling Haaland. Norvegjezi qëndron mbi të gjithë.

Drejtuesit e bardhë e dinë se herët a vonë do të vijë koha për të nënshkruar me Mbappé, për sa kohë ai nuk po rinovon me parizienët, por nuk do të ndodhë para verës së vitit 2021.

Verdhezinjtë e Bundesliga e blenë atë nga Salzburgu, në janar, në këmbim të 20 milionë eurove, duke i vendosur një klauzolë përfundimi të kontratës prej 75 milionë euro, por vetëm për disa ekipe, ndër të cilat Real Madridi.