Masat e izolimit vetëm po e vonojnë atë që është e pashmangshme

Ish-kryeinfektologu suedez, Johan Giesecke, e ka mbrojtur strategjinë e vendit të tij për koronavirusin, duke thënë se masat e izolimit që janë marrë nga shtetet e tjera thjesht janë duke e vonuar rritjen e pashmangshme të infektimeve dhe jo duke e parandaluar atë.

Ai tha se përpjekjet për ta ndaluar përhapjen e sëmundjes janë të kota, sepse gjasat janë që të gjithë njerëzit të jenë të ekspozuar ndaj saj para se të gjendjet një trajtim, që do të thotë se të gjitha shtetet do të përfundojnë në pozita të ngjashme, pavarësisht masave që i kanë marrë.

Giesecke parashikon se numri i infektimeve dhe vdekjeve në Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë – të cilat janë izoluar plotësisht – do të rritet dhe do të jetë i krahasueshëm me shifrat e Suedisë që nuk u izoluar, në momentin që ato ende t’i largojnë masat kufizuese në javët e ardhshme.

Sipas tij, është më mirë që virusi të lejohet që të përhapet me rrjedhën e vet pasi që infektimet mund të parandalohen në atë masë sa të mos stërngarkohen spitalet, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Suedia deri më tani i ka regjistruar 25,265 raste të infektimeve dhe 3,175 v’iktima.