Maurizio Sarri: Ne do e fitonim ndeshjen, nëse Milani nuk do ti shënonte 4 gola

Sarri për humbjen nga Milani: Juventusi dështoi për 15 minuta

Zonja e Vjetër ishte duke fituar 2-0 në pjesën e dytë, mirëpo nga minuta e 60-të ata u zhdukën në fushë dhe dukej vetëm një skuadër në fushë.

Sarri është shprehur mjaftë i shqetësuar në 40 minutat e fundit që zhvilloi skuadra e tij.

“Unë mendoj se 60 minutat tona të para ishin të klasit botëror. Ne ishim në kontroll të plotë dhe e kishim këtë ndërprerje.

“Kemi pasur një përmbysje totale për 15 minuta. Ne duhet të marrim dobësitë nga loja edhe pse ne ishim në kontroll të plotë për një orë”.

“Zakonisht nuk është as e mundur të gjesh arsyet e këtyre stopimeve në lojën tonë”, ka shtuar më tej Sarri.

Juventusi edhe pas kësaj humbjeje mbetet lider më 75 pikë, shtatë më shumë se Lazio që është e dyta