Mbeti pa punë prej izolimit, babai i katër femijëve mes lotëve (Video)

Gjendja në vendin tonë është e rënduar prej koronavirusit. Teksa thirrjet që shqiptarët të qëndrojnë në shtëpi vazhdojnë, shumë prej tyre kanë shumë pak kursime për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

Por historia e Ilir Bletës është akoma dhe më e trishtë se kaq. Ai kërkon që të lehtësohen masat, pasi kjo periudhë izolimi e ka zhytur në borxhe.

Për shkak të mungesës së transportit publik, ai e ka patur të pamundur të dalë dhe të kërkojë punë, pasi jeton në periferi të Tiranës.

55- vjeçari jeton me qira dhe mes lotësh ka thënë se gjendja ekonomike e familjes së tij, sa vjen dhe rëndohet. Ai ka katër fëmijë. Për ‘ora news‘ ai ka treguar:

Po në vështirësi jemi. Ku të ankohem? Me lekë borxh. Më parë kam punuar në ndërtim. E kam mbajtur familjen. Tani ja ku jam sot, që nga 10 marsi nuk kam punuar. Jam i aftë për të punuar.

Para pandemisë së koronavirusit ai punonte në ndërtim, por tani e ka të pamundur të gjejë një punë, që të çojë të ardhura në shtëpi.

Gjatë fjalës së tij ai ka treguar se asnjë nga instuticionet shtetërore nuk e ka ndihmuar edhe pse ka kërkuar shumë herë ndihmë.