Mbrëmë u zhvillua njëra nga përballjet më të çmendura në vitet e fundit në UFC (Video)

Është zhvilluar një përballje e çmendur në UFC, mes Nate Landwehr dhe Darren Elkins.

Ka qenë amerikani Landwher që ka mposhtur bashkëkombësin e tij në një duel titanësh.

Në fund Landwher morri fitoren me vendim unanim të gjyqtarëve, edhe pse që të dy luftëtarët e UFC e përmbyllen meçin duke rrjedhur gjak nga fytyra.

Tifozët e MMA e kanë përshkruar këtë duel si njërin nga më interesantit në vitet e fundit, edhe pse munguan në palestër, por tifozët janë argëtuar nga ekranet televizive.

Për Landwher kjo ishte fitorja e 14-të në UFC, teksa ka pësuar edhe tri disfata.

Në anën tjetër idhulli i tifozëve Darren Pelkins befasisht e humbi këtë ndeshje, që për të ishte humbja e nëntë në karrierë kundrejt 24 fitoreve.

Ishte kjo një përballje e jashtëzakonshme ku dy luftëtarët nuk u ndalën deri në fund duke sulmuar njëri tjetrin.

Meçi po vlerësohet si më brutali në vitet e fundit.

Vlen të theksohet se Elkins menjëherë pas këtij meçi është dërguar në spital për të marrë tretmanin e duhur.