Mbyllet në karantinë edhe Amir Rrahmani

Konfirmimi me koronavirus i Manolo Gabbiadini, ka ndikuar që klubi në të cilin luajnë Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla të mbyllen në karantinë.

Po ashtu të dyja klubet ishin përballur me njëra tjetrën vetëm 4 ditë më parë kurse Rrahmani e kishte për detyrë t’i ndalte aksionet e Gabbiadinit, që e cila ka bërë që futbollisti kosovar të kishte kontakt në fushë me të.

Kjo është një humbje e madhe edhe për Kosovën, që nuk do të llogarisë lojtarin dhe mbrojtësin më të mirë të saj kundër Maqedonisë së Veriut, pasi nuk do të stërvitet dhe do të qendrojë i izoluar.

Gjithashtu të njëjtin fat do të ketë edhe Marash Kumbulla ,që edhe pse gjendej në stol kundër Sampdorias ka pasur kontakte me të gjithë shokët e ekipit.