McGregorit i ofrohet mundësia të luftojë për titullin e kampionit

Conor McGregor ka mundësi që të luftojë për titullin e kampionit.

Ikonës irlandeze të UFC i është ofruar mundësia që të luftojë për titullin e kampionit në peshat e lehta, kundër kampionit aktual, Kamaru Usman.

Ali Abdelaziz është edhe menaxher i nigerianit Usman, dhe po synon që për klientin e tij të aranzhojë duelin me ‘Notorious’.

“Hej, Conor McGregor, dëshiron një mundësi për titullin? Eja te prindi, Kamaru Usman dhe ai të jep një dhe të premton se në dy raundet e para ndeshet vetëm me shuplaka”, ka thënë agjenti i Usman.

Mbetet të shihet nëse McGregor do t’i përgjigjet kësaj thirrje të Abdelaziz.