Me shitjen e tre lojtarëve Inter pritet ta kalojë krizën e koronavirusit

Inter pritet të përfitojë një mal me para që në fillim të merkatos së verës, pasi do të shesë tre lojtarë të cilët janë të huazuar për momentin. I pari në listë është Mauro Icardi, i cili do të shitet te PSG për 70 milionë euro.

Pas argjentinasit vjen Ivan Perisic. Kroati pëlqehet shumë nga trajneri Flick dhe Bayern do të paguëj 20 milionë euro për ta blerë përfundimisht nga Inter.

I treti në listë është Joao Mario. Portugezi është i huazuar te Lokomotiva e Moskës, që do ta blejë kartonin e tij për 18 milionë euro. Në total, Inter përfiton plot 108 milionë euro nga këto tre shitje. Një thesar i vërtetë për zikaltrit.