Media e njohur: Futbolli si shoqëri, pritet të takohet me një botë të re pasi të kalojë virusi

Shumëçka varet nga rezultatet e betejës kundër krizës së virusit, mirëpo klubet janë duke u përgatitur për një ndryshim të madh në afatin e ardhshëm kalimtar, këtë verë.

Askush nuk mund të garantojë paga gjatë këtij virusi, përderisa edhe investimet dhe shpenzimet pritet të ulen.

Shkaku i krizës së virusit që e ka goditur botën, futbolli në Evropë ka pësuar goditje të rëndë, duke bërë që pothuajse të gjitha ligat të suspendohen.

Për momentin klubet po tentojnë të gjejnë zgjidhjet për problemet sportive, përderisa sezoni aktual pritet të mbyllet vetëm gjatë verës.

“Çmimet ishin shumë të rritura gjatë afateve të kaluara kalimtare dhe lojtarët e zakonshëm po shiteshin për çmime prej 100 milionë eurosh.

Kjo do të ndryshojë dhe nuk do të ketë më transferime të atilla”, ka thënë drejtori sportiv i një klubi evropian për Marcan.

“Problemi është se klubet që kanë transferuar lojtarë për shuma të atilla, ata nuk do t’i rifitojnë kurrë paratë që i kanë humbur. Të gjitha çmimet do të ulen”.

Deri më tani, nëntë lojtarë kanë kushtuar mbi 100 milionë euro: Neymar, Kylian Mbappe, Philippe Coutinho, Joao Felix, Ousmane Dembele, Antoine Griezmann, Cristiano Ronaldo, Paul Pogba dhe Eden Hazard.

Dy shtëpitë e mëdha të futbollit, FIFA dhe UEFA, janë duke tentuar ta parandalojnë ndonjë situatë që do t’ua pamundësonte klubeve ta rinisin garën këtë sezon dhe klubet po paralajmërohen për situatat me të cilat mund të përballen.

Nëse ulet çmimet e transferimeve, atëherë pritet të ulen edhe pagat e lojtarëve në raport me çmimet e transferimeve.

Marca shkruan se futbolli, si shoqëria, pritet të takohet me një botë të re pasi të kalojë virusi.