Mediat angleze: Piatek lojtari më i ri i Tottenhamit

Vërehet menjëherë efekti i rikthimit të Ibrahimovic’it në Milan.Sulmuesi më i mirë i Rossonerëve, Krzysztof Piatek, po kalon orët e fundit në Apenine.

Sipas mediave nga ishulli, skuadra londineze, Tottenhem, raportohet të ketë arritur marrëveshje me drejtuesit “kuq e zi” për blerjen e polakut, në shifër prej 28 milionë euro, plus bonuset, që raportohet të jenë afro 5 milionë.

Kjo shumë është e përafërt me atë që Milani e bleu nga Genoa, andaj me siguri se një largim i tillë do t’i bënte nder, gjithmonë në aspektin financiar.

Brenda 48 orëve pritet që ai t’i kryjë edhe testet mjekësore, e pastaj edhe nënshkrimi i kontratës me “Spurs”.

Tottenham agree £28m transfer deal with AC Milan for Krzysztof Piatek