Mediat italiane e turke: Punë e kryer: Vedat Muriqi te Lazio

Gazetari më i besueshëm në botën e futbollit, Fabrizio Romano, ka raportuar se Lazio dhe Fenerbahce janë në përfundim të bisedimeve për Vedat Muriqin.

Sipas tij, 16 milionë euro do të paguajë Lazio tek Fenerbahce për Muriqin.

Drejtori i Lazio-s, Igli Tare, siç duket ka pasur rol kyç në negociatat për ta bindur lojtarin të bashkohet me gjigantin nga Serie A.

Këtë e ka konfirmuar edhe gazetari turk i afërt me klubin e Fenerbahces, Sercan Hamzaoglu ku në rrjetin social Twitter ka njoftuar se Muriqi është gati ta veshë fanellën e Lazios.

“Oferta për Vedat Muriqin tani më është zyrtare. Vedati mund ta veshë fanellën e Lazios në çdo moment”, ka shkruar ai.