Mediat Turke: Manchester United e Gatshme të paguaj klauzolën e Vedat Muriqit

Me paraqitjet e tij fantaske te Fenerbahce, Vedat Muriqi është kthyer në një nga futbollistët më të kërkuar në Europë.

Së fundmi në drejm të tij ka mbërritur një ofertë nga Manchester United.

Këtë e konfirmon portali turk “Fotospor”, që zbulon se “djajtë e kuq” kanë kontaktuar agjentin e Muriqit, Haluk Canatar për të mësuar nëse lojtari dëshiron të transferohet në “Old Trafford”.

Drejtuesit e klubit turk, e vlerësojnë sulmuesin 20 milionë euro, shifër që United e paguan pa problem, por ata nuk duan ta shesin atë në janar.

Muriqi ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë pesë asisme në 20 paraqitje për Fenerbahce në të gjitha garat këtë sezon.

25-vjeçari iu bashkua Fenerbahces në një transferim prej 3.15 milionë euro nga Rizespor gjatë verës dhe ka edhe tre vjet të tjerë në kontratën e tij.

Ndërkohë, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës kshënuar 8 gola në 23 ndeshje me “dardanët”. E ardhmja e tij me shumë mundësi pritet të jetë në Angli.