Mërgim Vojvoda debuton me një asistim, për klubin e ri Torinon

Mërgim Vojvoda e ka nisur shumë mirë aventurën e re te skuadra italiane e Torinos.

Shqiptari i Kosovës ka qenë protagonist në ndeshjen miqësoren kundër Novaras me të fituar me rezultatin 4-1.

Mbrojtësi i djathtë kosovar asistoi në golin e katër për Simone Edra i cili shënoi një gol të bukur me të majtën në minutën e 85-të.

Trajneri i njohur, Marko Xhampaolo startoi me formacionin e tij 4-3-2-1 ku në të luajtën edhe prurjet e reja, duke përfshirë edhe Mërgim Vojvodën.