Mërgimtarët: Ndjehemi keq se s’kemi shtet, nuk duam të kthehemi më (VIDEO)

Pas bllokimit prej disa orësh në Bilisht, makinat dhe autobuzët të cilët po tentojnë të udhëtojnë drejt Kapshticës për të hyrë në Greqi kanë filluar të lëvizin.

Ndërkohë persona të tjerë të cilët po udhëtonin me mjetet e tyre personale deklaruan: “Mezi presim me ik dhe për të mos u kthyer më, vetëm për një rast të veçantë se Shqipëria na trajton shumë keq.

Mundohen me na shfrytëzu deri në fund me çdo gjë. Më mirë na trajton Greqia se sa Shqipëria.

Kalojmë me targa shqiptare andej dhe s’na thonë gjë, ndërsa këtu kalojmë shpejtësinë me 5 kilometra dhe na vendosin gjoba. A të bëhet me ardh më?”

Ndërkohë një tjetër deklaroi: “Nuk ndjehem aspak mirë. Si mund të ndjehem kur këtu jemi sikur kemi dalë nga burgu. Më tepër falenderoj mediat që janë të vetmit njerëz që vijnë e interesohen.”

Sakaq një tjetër qytetar u shpreh: “Shumë keq ndjehem se s’kemi shtet. Pse kaq shumë pritje. Që në gjashtë të mëngjesit, përse tani bëhet negociatat?”