Merkeli refuzon ftesën e Trumpit për Samitin e G7-s

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në samitin e liderëve të G7-s që do të mbahet në fund të muajit qershor.

Në fillim të vitit 2020, ishte vendosur që ky samit të mbahej online, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Mirëpo gjatë javës së shkuar, presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar se do të jetë nikoqir i këtij samiti si në Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe në Kampin David, në të cilin tradicionalisht është mbajtur takimi i shtatë shteteve më të fuqishme të botës.

Zëdhënësi i kancelares, ka njoftuar se për shkak të situatës së pandemisë, ajo nuk mund të pajtohet që të marrë pjesë personalisht në takim.

Dëshirën për të marrë pjesë në këtë takim e ka shprehur presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ai ka deklaruar se do të shkojë vetëm nëse ia lejon gjendja shëndetësore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të v’dekjeve nga koronavirusi. 102 mijë persona kanë v’dekur ndërsa me virus janë konfirmuar 1.7 milion njerëz.