Merret vendimi final, klubet e Serie A votojnë për të ardhmen!

Serie A do të përfundohet! Ky ka qenë verdikti i dalë nga mbledhja e 20 presidentëve të klubeve të elitës së futbollit italian.

Mbledhja ka qenë konstruktive dhe ka patur një verdikt final pas votimeve.

18 ekipe kanë zgjedhur që të votojnë “pro” rikthimit në fushën e lojës.

Ata duan që të përfundojnë sezonin 2019-20. Janë dy ekipe që kanë votuar kundër, Torino dhe Brescia.

Të dy këta skuadra duan që kampionati të mos rillojë. Serie A ka treguar se kampionati ka votuar për fillimin e tij.

Vendimi është marrë në videokonferencën e skuadra të zhvilluar ditën e premte. Aty është vendosur dhe për rillimin e kampionatit shkruan Gazzetta dello Sport.