Mesazhi i qytetarit: Për shkak të koronavirusit nuk pranojmë vizita në shtëpi as nga të afërm as nga miqtë

Kemi parë mesazhe nga më të ndryshme të vendosura në dyert e lokaleve, tashmë të mbyllura, por ka edhe një mesazh të tillë nga qytetar që në këtë kohë, quhet me plotë gojën një “qytetar model”.

Ai ka vënë njoftim në derën e shtëpisë së tij një mesazh ku shkruan se nuk pret vizita nga asnjë person, sado i afërt të jetë ai.

“Për shkak të koronavirusit nuk pranojmë vizita në shtëpi as nga të afërm as nga miqtë. Faleminderit për mirëkuptimin. Dhe ju mund të bëri të njëjtën gjë”, shkruhet në mesazh.