Mesazhi i Zlatan Ibrahimovic për Bundesligën

I gjithë opinioni futbollistik në glob i ka hedhur sytë nga Bundesliga, që është kampionati i parë i rëndësishëm europian që rikthehet në aksion pas ndalesës më shumë se dymujore për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Mes atyre që duatrokasin rinisjen e futbollit gjerman është edhe Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi i Milanit, i kthyer në Itali nga Suedia të hënën e kaluar , ka dhënë një mesazh nëpërmjet Instagramit për Bundesligën:

“They say, they do” (e thonë dhe e bëjnë). Faleminderit!” Fjalë këto të shkruara mbi flamurin gjerman.

Pak fjalë dhe shumë punë në Gjermani, ndryshe nga çfarë ndodh në shumë vende të tjera.