Messi ndërpret pushimet, niset ‘urgjent’ për Barcelonë

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman do të takohet sot me Leo Messin.

Ronald Koeman dhe Leo Messi do të takohen sot për të diskutuar për planet e trajnerit të ri te skuadra e Barcelonës.

“TyC” raporton se sulmuesi argjentinas ka ndërprerë pushimet e verës për t’u takuar me strategun e ri të gjigantit katalan.

Nuk kanë kaluar as 24 orë nga emërimi i tij në detyrë para se Koeman të takojë futbollistin kryesor të skuadrës nga Camp Nou.

Në prezantimin e tij te Barcelona, Koeman pranoi se dëshiron të bisedojë me Messin pas spekulimeve se sulmuesi është duke konsideruar të ardhmen e tij në klub pas një sezoni dëshpërues të përfunduar me humbjen e thellë 8-2 nga Bayern Munich në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sipas Cadena Cope, Messi gjendet në El Cerdanya me familjen e tij por do të kthehet sot për t’u takuar me Koemanin.