Mesut Ozil flet për herë të parë, pas përplasjeve me Artetan

Mesut Ozil e pranon se ai ka mbetur i irrituar nga mënyra se si u injorua nga menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, pas rifillimit të Ligës Premier.

Dhe me një vit të mbetur në marrëveshjen e tij te Topçinjtë, Ozil insiston që ai planifikon të qëndrojë në Emirates.

“Kam respekt të plotë për vendimin e trajnerit, por mendoj se këto gjëra duhen vendosur në fushë, dhe pas rifillimit nuk kam pasur rastin të tregoj se çfarë mund të bëj”, ka thënë fillimisht Ozil për Athletic.

“Ju nuk luani dhjetë ndeshje radhazi nëse nuk jeni gati, nëse jeni shumë keq ose nëse jeni sjell keq”.

“Unë isha mjaft i aftë për të luajtur të gjitha ndeshjet para pushimit, dhe përveç një dëmtimi të vogël, ishte e njëjta situatë edhe pas pushimit”.

“Nëse do të isha i keq në ndeshje dhe do të isha i përjashtuar ekskluzivisht për atë arsye, unë ndoshta do të isha në gjendje ta kuptoja atë, por nuk ka qenë kështu”.

“Pozicioni im është i qartë. Unë do të qëndroj këtu deri në ditën e fundit të kontratës time dhe do të bëj gjithçka që mundem për këtë klub”.

“Situatat si kjo kurrë nuk do të më rrëzojnë. Ato vetëm më bëjnë më të fortë. Unë kam treguar në të kaluarën se mund të luftoj përsëri në skuadër dhe do ta bëj përsëri”, përfundoi ylli gjerman.