Mijëra pensionistë më pak në listat e pensioneve pas pandemisë

Rreth 30 mijë pensionistë më pak janë në listat e pensioneve në Spanjë në katër muajt e parë të këtij viti, për dallim nga viti i kaluar, ndërsa koronavirusi ka goditur rëndë shtetin.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punës e Spanjës të martën.

Në total 205.638 pensionistë janë larguar nga pagesat shtetërore nga janari deri në prill të këtij viti, sipas të dhënave të ministrisë.

Ministria ia atribuon këtë rritje të numrit pandemisë së koronavirusit.

“Duhet ta marrim parasysh ndikimin që ka pasur pandemia në numrin e të v’dekurve në popullatën në përgjithësi, e veçanërisht te të moshuarit”, është thënë nga ministria.

Spanja ka qenë një nga vendet që është goditur më së rëndi nga koronavirusi, ku janë regjistruar afro 30 mijë të v’dekur.

Zyrtarët thonë se rreth 80 për qind të viktimave kanë qenë njerëz të moshës 70 apo më të vjetër.