Milani bëhet me trajner të ri

Marrëveshja mes Ralf Rangnick dhe Milanit është arritur, dhe se gjermani do bëhet trajneri i kuqezinjëve sezonin tjetër.

Roli i Ralf Rangnick ka qenë i vetmi pazëll i pazgjidhur, pasi interesimi i Milanit për të ishte prej kohësh i ditur.

“Sky Sport Italia” “Tuttomercatoweb” dhe “MilanNews.it” janë të gjitha në të njëjtën linjë që Rangnik do ketë pushtet të plotë tek Milani, do jetë trajner, drejtor sportiv dhe madje do jetë edhe tek departamenti i mjekësisë.

Ivan Gazidis e ka informuar tashmë drejtorin Paolo Maldinin për ardhjen e Ralf Rangnick.

Me ardhjen e gjermanit nuk do ketë më vend për drejtor tek Milani për Maldinin, ku Gazidis i ka ofruar rolin e ambasadorit të klubit, ku me shumë mundësi Maldini do e refuzojë.