Milani dhe Atalanta – Drejtpërdrejt LIVE

Milani do të jetë kundër Atalantas në një ndeshje ku takohen dy skuadrat më në formë në Serie A.

Milani vuan me mungesa, pasi Theo Hernandez dhe Alessio Romagnoli nuk janë sot në fushë, ndërsa në vend të tyre janë Diego Laxalt dhe Gabbia.

Biglia do të jetë pranë Franck Kessie në mesfushë, pasi Ismael Bennacer është jashtë shkaku i pezullim me karton të verdhë.

Alexis Saelemaekers, Hakan Calhanoglu dhe Ante Rebic, do ta ndihmojnë Zlatan Ibrahimovicin në sulm.

Në anën tjetër Gian Piero Gasperini, ka vendosur për Ruslan Malinovskyin dhe Papu Gomezin, në mbështjetje të sulmuesit të vetëm Duvan Zapata.

Hans Hateboer është rikthyer në të djathtë dhe Robin Gosens në të majtë.

Marten de Roon dhe Remo Freuler do të jenë në mesfushë, ndërsa Berat Gjimshiti do të luajë në mbrojtje.

Milani: Donnarumma, Kalabria, Kjaer, Gabbia, Laxalt, Kessie, Biglia, Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic, Ibrahimovic.

Shiko ketu ndeshjen LIVE