Milani e ka gjetur pasuesin e Ibrahimovic (Foto)

Drejtuesit e Milanit kanë filluar të kërkojnë sulmues në rast se Ibrahimovic largohet nga San Siro në fund të sezonit.

Ibrahimovic u rikthye te Milani në janar dhe suedezi ka dhënë menjëherë efekt, pasiqë Rosonerët nuk kanë pësuar asnjë humbje që nga transferimi i tij.

Mirëpo te Milani janë të vetëdijshëm se Ibrahimovic është zgjidhje afatshkurte dhe kanë filluar të mendojnë për pasuesin e tij.

Siç raporton Calciomercato.com, agjenti i Ibrahimovic, Mino Raiola ia ka gjetur Milanit pasuesin e suedezit. Bëhet fjalë për sulmuesin e ri të PSV Donyell Malen.

21-vjeçari ka shënuar 17-gola këtë sezon me PSV-në dhe ka marrë ftesë nga përfaqësuesja e Holandës.

Malen mund ti bashkohet Milanit për shifrën e 25-miliona eurove. Mbetet ta shohim nëse Ibrahimovic do të largohet nga San Siro në fund të sezonit.