Ministri italian paralajmëron ndërprerjen e sezonit të Serie A

Ministri i Sportit në qeverinë italiane, Vinceznso Spadafora, e ka theksuar se rinisja e Serisë A nuk ka shumë gjasa të ndodhë dhe se shumica e presidentëve të klubeve mund t’ia kërkojnë atij ndërprerjen e sezonit shumë shpejt.

Një takim emergjent i Lega Serie A është ftuar për 1 maj, kur përfaqësuesit do të tentojnë ta bindin qeverinë italiane për ta kopjuar modelin e qeverisë spanjolle për kthimin në seanca stërvitore, që është i ngjashëm.

“Franca nuk do të jetë liga e fundit që do të vendosë për ndërprerjen e sezonit këtu dhe kjo mund ta nxisë edhe Italinë ta përdorë të njëjtën metodë”.

Ndërkohë, La Liga, Bundesliga dhe Premierliga janë duke punuar në plane për t’u kthyer në fushën e lojës në fillim të qershor, përderisa Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës pritet të kthehen në gusht.

Nëse kampionati mbyllet këtu, atëherë në Europë do të shkojnë 6 ekipet e para të renditura në tabelën e klasifikimit. 4 të parat në Champions dhe vendi i 5-të dhe i 6-të në Europa League.

Juventus, Lazio, Inter dhe Atalanta në Champions, ndërsa Roma dhe Napoli në Europa League.

Mbetet vetëm të përcaktohet ekipi i 7-të, skuadra e tretë që do të shkojë në Europa League, pasi Verona ka një ndeshje më pak se Milani.

Në këtë variant, këtë sezon nuk do të akordohet titulli kampion, Juventus nuk do të mund të shijoj një titull në tavolinë pavarësisht se është kryesues.

Nuk do të ketë rënie nga kategoria, ndërsa sezoni 2020-2021 parashikohet të zhvillohet me 22 ekipe.