Miratohet kërkesa e Ramës për shtyrjen e emergjencës deri me 23 qershor: PD: Po shkelet Kushtetuta

Komisioni parlamentar i ligjeve ka miratuar kërkesën e qeverisë për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor, me vetëm dy vota abstenim dhe asnjë kundër.

Tashmë pritet që akti t’i kalojë kuvendit për votim, ndërsa Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj u shpreh se shtyrja e emergjencës do ta ndihmojë qeverinë dhe institucionet të vënë më shumë nën konktroll përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.

“Mendojmë që shtyrja do të na ndihmojë ne, por edhe Parlamentin, që të kemi mundësi të kontrollojmë, të frenojmë dhe pastaj të fusim në kurbë ulëse përhapjen e infeksionit”, u shpreh ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Ndërkohë Partia Demokratike e ka kundërshtuar këtë shtyrje të lsituatës së emergjencës, me argumentin se përbën një shkelje të Kushtetutës.

Ish deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi vë në dukje se Kushtetuta e sanksionon se gjendja e jashtëzakonshme zgjatet vetëm 30 ditë dhe jo dy muaj sa ka kërkuar qeveria.

Gjendja e jashtezakonshme zgjatet vetem 30 dite! Edi Rama i propozon ‎Parlamentit zgjatjen e gjendjes se fatkeqesise natyrore deri me 23 qershor, plot dy muaj te tjere.


Te gjitha vendet e tjera qe sot kane kriza te verteta shendetesore me qindra mijera te semure e dhjetera mijera te vdekur si Italia, Britania, Gjermania, Franca dhe SHBA, e kane deklaruar zgjatjen maksimumi nga 3 – 11 maj.

Ka shume qe kundershtojne keto zgjatje masash, madje ne SHBA ka protesta te mirefillta ne rruge.


Sigurisht kushdo me pak mend ne koke, e kupton qe neper rruge, ne tregje, supermerkata, vende pune, por dhe ne familje, virusi bredh lirisht dhe zgjatja duhet.

Por shifrat e Edi Rames, 609 te identifikuar me virus dhe 26 te v’dekur, nuk e justifikojne aspak zgjatjen deri ne qershor kur te tjeret me kriza te vertete shendetesore po i zgjasin vetem 3-4 jave.

Por ceshtja nuk eshte nese duhet zgjatur apo jo. Ceshtja eshte a ka Kryeministri te drejte te propozoje nje zgjatje sa i teket qejfi dhe Parlamenti ta miratoje kerkesen pa kufizim?

Po nese Qeveria i ka ne xhep deputetet me gojen e mbyllur me maske kur flet Kryeministri, ‎a mund ta zgjase Parlamenti afatin aq sa kerkon Kryeministri? Jo!

Afati fillestar qe parashikon Kushtetuta eshte 30 dite dhe shtesa nuk mund te jete me e gjate se afati fillestar. Kushtetuta detyron qe te merren masa te jashtezakonshme qe fatkeqesia natyrore, qofte edhe pandemia, te perballen sipas afateve.‎

Nese nuk mjafton, Qeveria te kerkoje ne Parlament zgjatje tjeter 30-ditore, e po nuk mjaftoi shtesa e pare, te arsyetoje dhe kerkoje nje tjeter. Afati sherben edhe qe te matet efikasiteti i masave.

Nderkohe te mos harrojme se jane kufizuar te drejta e liri themelore kushtetuese per shkak te gjendjes se jashtezakonshme, e para liria e levizjes.

Mos harroni Edi Rama do te perpiqet te gjeje arsye ta zgjase gjendjen e pandemise edhe kur ajo te jete zhdukur tjeterkund. Nese vendoset precedenti sot, mos u cuditni qe Rama te perpiqet ta zgjase gjendjen e jashtezakonshme deri ne nje vit.

Mos u cuditni as nese ne emer te emergjences se shendetit publik, policet do t’ju masin temperaturen ne hyrje te qendres se votimit dhe te vendosin ata nese duhet te hyni apo jo te votoni per te vendosur kush duhet t’ju qeverise.

Kjo eshte epidemia tjeter qe kercenon dhe fshihet pas akteve per pushtet me akte normative te Kryeministrit, epidemia e Autokracise. Tashme dihet qe masat mbrojese nga epidemite merren heret dhe jo vone.