Misteri i zhdukjes së 2 vëllezërve, babai mes lotësh: të marr një lajm nga djemtë e mi, lind për herë të dytë (Video)

Një histori shumë të dhimbshme solli sot në “E diela shqiptare”. Majlinda jeton në Londër dhe përmes një lidhje Skype rrëfeu dhimbjen që familja e saj po përjeton.

Dy vëllezërit e saj u nisën për të shkuar në Itali në 28 nëntor 1995, por që nga ai moment nuk kanë më asnjë informacion prej tyre. I vetmi lajm është m’bytja e një skafi në Vlorë, në po të njëjtën datë që ata ishin nisur.

Nuk e dinë nëse 2 vëllezërit e saj ishin apo jo në atë skaf dhe kjo enigmë i ka shoqëruar prej vitesh.

“Babi shpreson, edhe ne… Unë për vete jam shumë optimiste dhe shpresoj se një ditë do të dalin.

Nuk e di, kam dëgjuar lloj-lloj ngjarjesh, situatash, në internet kam lexuar që mbas 25 vjetësh kanë gjetur fëmijët e humbur, nuk dihet problemi. Ndoshta jam edhe gabim dhe nuk duam ta pranojmë fatkeqësinë, por derisa të vd esim shpresojmë.

Edhe babai e ka shprehur dhe thotë, me gojë mund ta flas, por me zemër se them dot që ata kanë vd’ekur, ose nuk janë gjallë”, u shpreh Majlinda.