‘Kush jeni ju o palaço që nuk besoni te koronavirusi’, revoltohet keq mjekja

Teksa rastet e personave të infektuar me koronavirus po rritet dita ditës, ajo çfarë e bën më të vështirë punën e mjekëve është mosbesimi tek pasojat që po lë pas, ndërsa ka nga bluzat e bardha që i ka lodhur e gjithë kjo.

Në një situatë të tillë revolta duket e ligjshme ndërsa këtë herë mjekja Lida Shosha përkrah një fotoje të mushkërive të një pacienti me koronavirus, shkruan se çdo ditë shohin imazhe problematike të skanerave të mushkërive copë-copë.

Shosha ‘shpërthen’ e revoltuar ndaj atyre që nuk besojnë te ekzistenca e virusit, teksa iu drejtohet ashpër ‘Kush jeni ju, more palaço ordinerë, që helmoni miletin me teori konspirative”.

“Kush jeni ju, more palaco ordinere neper rjete sociale e media, qe helmoni ket milet me teorite konspirative, jo po nuk egziston, jo po mjeket po genjejne, gjithe bota po genjen.

Vecse, kur te bini ne dore te mjekeve e te luteni per nje fije fryme, mire eshte , tju nxjerim nga dritarja te ajroseni ne bahcen, me barin e perveluar nga 45 gradshi i te nxehtit afrikan “, shkruan ajo ndër të tjera

Po kete se bejme dot per askend, as per ju, sepse respektojme veten, profesionin, qe i kemi kushtuar gjithe jeten per nder te jetes se atyre qe na besojne.

Vini gishtin kokes, mbrohuni sa te mundni, e nese nuk e doni jeten tuaj, vjen vet shoku Covid, ju perqafon e kafshon madje, me mall te papare, po te tjeret mos i helmoni e v’risni me injorancen tuaj stratosferike.

Po punojme nonstop, ne kushtet me te veshtira te jetes tone, po u sherbejme njerezve duke rezikuar veten , familjet, femijet, prinderit, miqte.

Mbyllini mor, gojet tuaja te liga, hapni syte, e veshet, e kujdesuni per jeten, qe Zoti jua ka fal vec nje here.

Jemi ne kete situate per shume arsye, po nje prej tyre eshte papergjeshmeria e paprecedent e individeve te tille.

Lerini mjeket, te punojne te qete, ne keto kohe tejet te veshtira, perpos vapes, Kovidit, rasteve problematike qe kerkojne zgjidhje, lodhjes se tejzgjatur, sju kemi mangut dhe mendjet e helmatisura nga virusi i injorances.