Mjeku gjerman: Askush nuk e humb jetën nga koronavirusi, nëse nuk ka sëmundje tjera

Ekzaminuesi i njohur mjekësor përkatësisht mjeku i Mjekësisë Ligjore i Hamburgut, Klaus Püschel, e konsideron të ekzagjeruar frikën ndaj koronavirusit.

Ai dhe ekipi i tij bënë autopsinë e të v’dekurve në Hamburg, dhe zbuluan se virusi ishte vetëm “goditja e fundit” në këto raste.

Siç shkruajnë mediat gjermane, ai ka thënë se deri më tani, asnjë person i vetëm me asnjë sëmundje të mëparshme nuk ka v’dekur nga virusi.

“Të gjithë që ne kemi ekzaminuar deri më tani kanë pasur kancer, sëmundje kronike të mushkërive, ishin duhanpirës të rëndë ose shumë të trashë, kishin diabet, ose kishte një sëmundje kardiovaskulare”.

Pretendimet e mjekut gjerman vijnë në kohën kur Evropa assesi të gjejë qetësi nga pandemia e koronavirusit.

Zyrtarët e qeverisë gjermane, kanë konfirmuar se numri i përgjithshëm i të prekurve shkon në mbi 100 mijë.

Të dhënat e Institutit Robert Koch që monitoron sëmundjet ngjitëse, tregojnë se numri i personave të v’dekur në Gjermani nga 173 sa ishte disa ditë më herët, ka shkuar në 1.810.

Kujtojmë që vendet që janë prekur më së shumti nga pandemia e koronavirusit në Evropë janë Italia, Spanja, Britania e Madhe dhe Franca.