Mjeku i njohur: Koronavirusi po dobësohet, mund të zhduket pa vaksinë

Koronavirusi dikur “tigër agresiv” tashmë është dobësuar dhe po bëhet një sëmundje si një mace e egër, kështu pretendon mjeku italian Matteo Bassetti.

Bassetti, i cili është shefi i sëmundjeve infektive në Spitalin e Përgjithshëm të San Martinos në Gjenova, thotë se është i bindur që virusi po “ndryshon shkallën e agresivitetit” dhe pacientët tani po u mbijetojnë infeksioneve që vet virusi i kishte pasur në fillim të pandemisë.

Dhe nëse dobësimi i virusit është i vërtetë, koronavirusi mund të zhduket pa pasur nevojë për një vaksinë, pretendoi Bassetti.

Ai disa herë kishte përsëritur që pacientët e infektuar me virus në Itali, tashmë janë shumë më mirë se sa që ishin në fillim të pandemisë.

Bassetti sugjeron se kjo mund të jetë për shkak të një ndryshimi gjenetik në virus duke e bërë atë më pak v’dekjeprurës, për shkak të avancimit të trajtimeve. Ai thotë se virusi mund të zhduket vet.

“Virusi gjatë muajit mars dhe prill ishte si një ‘tigër agresiv’, por tani është si një mace e egër. Edhe pacientët e moshës 80 ose 90 vjeç që po trajtohen nga virusi po marrin vetë frymë. Të njëjtët pacientë do të kishin v’dekur në dy ose tre ditë më herët”, thotë ai.

Italia ishte një nga vendet më të goditura në botë gjatë fazave të hershme të pandemisë dhe tani ka regjistruar më shumë se 238 mijë raste pozitive me mbi 34 mijë v’dekje.