Mjeku nga Berlini: 99% e të infektuarve e mbijetojnë këtë sëmundje

Eksperti i shëndetësisë publike, Fahri Beqa, që punon prej 12 viteve në Berlin, ka thënë se rasti i parë në Gjermani është vërtetuar më 29.01.20. Që nga atëherë deri sot në ora 16.40 janë regjistruar rreth 4150 raste zyrtarisht.

Nga këta të infektuar, gjithsej 8 persona, të gjithë të moshuar dhe të sëmurë kronik të diagnostifikuar me shumë sëmundje kanë v’dekur. Domethënë shkalla e v’dekshmërisë në Gjermani është 0,2%.

Lajm i mirë është që 46 të sëmurë të tjerë që janë mjekuar nëpër spitale janë shëruar plotësisht dhe janë lëshuar në shtëpi (dmth testi pas mjekimit ka qenë negativ).

Rreth 90% e të prekurve nuk kanë pasur nevojë fare të marrin mjekim intensiv spitalor, sepse simptomat dhe zhvillimi i semundjes ka qenë i lehtë.

Tashmë parashikohet që 60-70% e popullsisë së Gjermanisë do të preken nga ky virus (sipas ekspertëve të Virologjisë). Çështja është që përhapja e infeksionit të jetë sa më e ngadalshme dhe e kontrolluar

Prandaj edhe janë marrë masat që të parandalohet përhapja e shpejtë (kryesisht shmangie nga tubimet mbi 50 persona, mbyllje e shkollave dhe institucioneve tjera si dhe kufizim nacional dhe internacional i lëvizjes së njerëzve).

Një përhapje e shpejtë dhe e pakontrolluar e Coronavirusit nuk do të mund të përballohej edhe nga sistemet më të sofistikuara shëndetësore (siç shihet edhe nga rasti i Italisë – shkalla e v’dekshmërisë mbi 6%).

Një lajm tepër i rëndësishëm sot i konfirmuar edhe nga Ministri i Shëndetësisë së Francës është që të shmanget përdorimi i Ibuprofenit dhe barnave të grupit të njejtë për zbritje të temperaturës – sepse është vërtetuar që e favorizon zhvillimin e shpejtë të sëmundjes duke përshpejtuar replikimin e virusit Corona.

Si medikament për zbritje të temperaturës preferohet Paracetamoli.

Definitivisht nuk duhet të injorohen masat që duken shumë të thjeshta por që janë shumë të rëndësishme për përhapjen e kontrolluar të infeksionit (larja e shpeshtë e duarve, shmangia e kontakteve me njerëz në masë, mosshtërngimi i duarve, mosvizitimi i të sëmurëve nëpër spitale e të ngjajshme).

Nëse keni të sëmurë kronik në shtëpi krijoni distancën e nevojshme nga ata në mënyrë që ata të jenë të mbrojtur.

Nëse megjithatë jeni të infektuar dhe ju paraqiten simptomat (temperaturë, kollë e thatë etj.) mos u nisni për në spital por telefononi dhe përcillni udhëzimet pastaj.

Dhe pa panikë mbi 99% e te infektuarve megjithatë e mbijetojnë këtë sëmundje.

Lajm i mirë sot ishte edhe dekodimi i virusit si dhe fillimi i suksesshëm i fazës së parë të testimit të vaksinës në laborator. Në fazat tjera pastaj fillon testimi në njerëz.

Kujdes, shëndet dhe suksese!!!